Lajmet e fundit

Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së kanë njoftuar se organizojnë protestë gjithëpopullore, kundër miratimit të Gjykatës Speciale nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës e cila do të mbahet nesër në orën 10:oo para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.
"Nisur nga fakti se krimet dhe gjenocidi që ka shkaktuar Serbia ndaj popullit shqiptar të Kosovës, asnjëherë nuk janë ndjekur e gjykuar nga gjykatat vendore e ndërkombëtare;
Duke pasur parasysh se drejtësia ndërkombëtare në Kosovë, përmes UNMIK-ut dhe EULEX-it, vazhdimisht bëri akuza të njëpasnjëshme politike ndaj luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës;
Për shkak se, edhe në vendimin që u shqiptua dje kundër Komandantëve dhe bashkëluftëtarëve tonë, të cilët bënë luftë kundër pushtuesit e për t’ia sjellë popullit lirinë, shihet qartë tendenca për degradimin e luftës sonë çlirimtare" thuhet në komunikatën për media të veteranëve.