Lajmet e fundit

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka njoftuar me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook se nesër duke filluar nga ora 12:00 do të protestojnë para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Kjo protestë vjen pas vendimit të Qeverisë që familjarëve të dëshmorëve t`iu ndalohen pensionet, transmeton Klan Kosova.
Lexoni më poshtë postimin e tij të plotë:
Të nderuar bashkëluftarë,
Pas padrejtësive që ju janë bërë familjeve të dëshmorëve dhe kategorive të tjera të luftës të UÇK-së nga ana e ministrisë të punës dhe mirëqenies sociale.
Ne për dy ditë kemi pasur takime me përfaqësues të kësaj ministrie ku kemi kërkuar shfuqizimin e vendimit të fundit të marrë nga ana e tyre,por që nuk kemi arritur një zgjidhje.
Poashtu vonesat e padrejta të pensioneve për veteranët e luftës na kanë shtyrë ta marrim këtë vendim.
Që nesër ditë e premte datë 30 shtator 2016 të protestojmë para qeverisë të republikës të Kosovës duke filluar nga ora 12:00.
Kjo protestë vjen pa dëshirën tonë, por që kjo po na imponohet nga vet Qeveria. Kërkesa e madhe e shumë familjeve të dëshmorëve dhe e kategorive të tjera na ka shtyrë që ta marrim vendimin për protestë.
Ju bëjë thirrje të gjithëve që jeni të pakënaqur me këto padrejtësi që t`i bashkangjiteni protestës.