Lajmet e fundit

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmes një shkrese, po u kërkon të zgjedhurve të popullit që të ankohen në Gjykatën Kushtetuese.
OVL do që ligjvënësit të kërkojnë interpretim të amendamentit kushtetues numër 24 me të cilin më 3 gusht 2015 u themelua Gjykata Speciale.
Derisa kjo të ndodhë, dhomat e Kushtetueses pranë Speciales kanë nisur shqyrtimin e kësaj çështjeje.
Me kërkesë të Dhomave të Specializuara, presidenti Hashim Thaçi ka dërguar komentet e kërkuara dhe thotë se mandati i Speciales, siç kishte propozuar ai, duhet të zgjasë me vendim të Kuvendit në Prishtinë dhe të përfundojë kur për këtë të lajmërojë Këshilli i Bashkimit Evropian.
Në komentetet e dërguara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të udhëhequr nga Jack Smith thuhet se mandati i Gjykatës dhe Prokurorisë së veçantë është punë e rregulluar, derisa akuzojnë Thaçin se po mundohet ta sabotojë punën e Speciales.