Lajmet e fundit

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me Smajl Elezajn, përmes një komunikate për media ka bërë një propozim.
Në letrën e tyre drejtuar mediave, OVL e UÇK-së kanë dhënë një ide se si mund të stabilizohet situata politike në vend, pas përplasjeve pozitë opozitë në Kuvend, për marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë në Bruksel.
Sipas kësaj organizate duhet të tubohen në një tryezë mbipartiake përfaqësues nga pozita dhe opozita, shoqëria civile bashkë me OVL dhe i tërë diskutimi të mbikëqyrej nga Ambasada Amerikane.
“Tryeza, do të bënte takime të vazhdueshme, në mënyrë që në afat prej dy javësh të arrihej në zgjidhjen që do të jetë e kënaqshme dhe e zbatueshme nga të gjitha palët”, thuhet në deklaratë.
OVL e UÇK-së me këtë propozim ka për qëllim që të gjendet zgjidhje e cila do të zhbllokonte jetën normale të institucioneve të Kosovës dhe të punohet për të mirën e vendit.