Lajmet e fundit

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar për sot protestë gjithë popullore për të kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale.
Në mbështetje të kësaj proteste kanë dalë edhe tri partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.
Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë dhe do të fillojë në orën 9 e 30, gjysmë ore para se në Kuvendin e Kosovës të diskutohet për themelimin e Gjykatës Speciale.