15.10.2016 · përditësuar para 3578 dite1 min lexim
Veteranët e luftës janë duke e mbajtur Kuvendin e IV-të Zgjedhor në të cilin janë të pranishëm 150 delegatë, njofton Klan Kosova.
Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve tha se “edhe pse kanë qenë të ftuar të gjithë përfaqësuesit e institucioneve ata nuk kanë ardhur”.
Smajl Elezaj, veteran i luftës tha se ata kanë luftuar ndaj serbëve, por pas luftës sipas tij shkaku i UNMIK-ut dhe EULEX-it shumë bashkëluftëtar të tyre janë në burgje.
Valon Murati, nga Lëvizja për Bashkim tha se “udhëheqësia e re e veteranëve duhet të shikoj që t’i vërtetoj emrat e luftëtarëve pasi që ka shumë që pa luftuar janë bë veteran”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.