Lajmet e fundit

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë bërë protestuar para Ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë për të kërkuar lirimin e Gafurr Dugollit, ish-bashkëluftëtarit të tyre.
Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së përveç shqetësimit me arrestimin e bashkëluftetarit të tyre kanë shprehur edhe revoltën e tyre për shkak fletëarresteve të lëshuara nga Serbi për ish luftëtarët e UÇK-së, njofton Klan Kosova.
Xhavit Jashiri nga OVL është shprehur se shtetasit e Kosovës konsiderohen si qytetarë të Serbisë ndërsa ka thënë se ndonëse ka njohje mes Kosovës e Maqedonisë nuk duhet të ndodhin këso arrestime.
Ambasada e Maqedonisë ka pranuar një takim me vëllaun e Gafurr Dugollit dhe ka premtuar se nuk do të ndodhë ekstradimi i tij në Serbi.