Lajmet e fundit

Kryetarët e Degëve të Organizatës së Veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Deçan, Pejë, Gjakovë dhe Istog; Abdyl Mushkolaj, Gazmend Syla, Sadri Hoxha dhe Bekë Berisha, në takimin e përbashkët që u mbajt sot, morën qëndrim, që të përkrahin protestën gjithëpopullore kundër arrestimit të Kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj.
" Ndalimi i Komandantit nga drejtësia franceze me aktakuza të Millosheviqit është i papranueshëm, pasi që për akuza të njëjta, Komandanti Ramush Haradinaj është shpallur 2 herë i pafajshëm nga Gjykata e Hagës"
Ata njëherit iu kanë bërë thirrje veteranëve të Dukagjinit dhe mbarë Kosovës që të marrin pjesë në protestën e nesërme që mbahet në orën 13:00 në Prishtinë, transmeton Klan Kosova.