Lajmet e fundit

Jo çdo fëmijë, dëshiron që në jetë prindërit e tyre të sjellin dhe të tjerë fëmijë.
Kjo ngase shpesh herë, ata ndjejnë xhelozi sikur po u rrezikohet dashuria dhe vendi i tyre prej mbretit të familjes, njofton Klan Kosova.
Megjithatë një vogëlushe në Florida, duket se aspak nuk e ka problem të ketë edhe një motër në familjen e saj.
Është Ellia, ajo që vazhdimisht qan dhe zemërohet, por është vetëm motra e saj disa muajshe, Tessa – ajo e cila i ndalon lotët e saj.
Pamjet e publikuara më poshtë, tregojnë momentet e bukura të publikuara nga nëna e vajzave, Esther Anderson.
Ellia, gjatë incizimit, i dedikon motrës disa fjalë të bukura ‘’E dua shumë. E dua jashtzakonisht shumë’’, përfundon ajo, përcjellë Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=tKurjDc83Fw