Lajmet e fundit

Prokurorja, Drita Hajdari që është shefe e Departamentit për Krime Lufte në Prokurorinë Speciale ka thënë se janë rreth 900 raste të krimeve të luftës dhe shkeljeve të tjera të së drejtës humanitare.
Ajo ka treguar se sa raste janë duke u trajtuar dhe pritet të trajtohen nga kjo Prokurori, njofton Klan Kosova.
“Pritet edhe transferimi i 600 lëndëve në Prokurorinë Speciale, për momentin i kemi 353 raste”.
“Ka shumë raste që kryesit janë të panjohur, ka raste që kryesit janë të njohur dhe jemi duke grumbulluar informata, ka raste ku hetimet janë në fazë ta avancuar.
“Janë edhe 2000 raste të vlerësimit të rasteve të të zhdukurve”.
Hajdari këto komente i ka bërë derisa Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) publikoi raportin e monitorimit të gjykimeve të krimeve të luftës dhe veprave penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë gjatë vitit 2017.
Ajo ka bërë të ditur se në Prokurorinë Speciale janë aktualisht vetëm dy prokurorë që merren me krimet e luftës.