Lajmet e fundit

Vetëm deputetët e radhëve të pozitës janë parë aktualisht të jenë në Kuvendin e Kosovës, për të qenë pjesë e seancave të jashtëzakonshme për dialogun.
Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot dy seanca të cilat i referohen çështjes së dialogut Kosovë-Serbi, njofton Klan Kosova.
Në ora 9.00 ishte paraparë që të nis seanca në të cilën do trajtohej tema e ekipit negociator të propozuar nga Qeveria, ndërsa nga ora 10.00 është paraparë të mbahet seanca e cila parasheh vija të kuqe ndaj Presidentit Hashim Thaci për të dialoguar çështjen e kufijve në bisedimet Kosovë-Serbi.