Lajmet e fundit

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku në rend dite është vetëm një pikë e rendit të ditës, ratifikimi i marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, ka nisur me më shumë se një orë vonesë.
Në sallë, ashtu si ka njoftuar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli janë vetëm 67 deputetë, njofton Klan Kosova.
Para se të niste seanca e Kuvendit, shumica e deputetëve ishin në byfenë e Kuvendit.