Një vetaksident ka ndodhur gjatë orëve të hershme të së dielës në Prizren, konkretisht në rrugën “Adem Jashari”.
Bazuar në raportimin e një lexuesi të Klankosova.tv, si pasojë e vetaksidentit janë lënduar tre persona.
I njëjti thotë se iu ka dalë në ndihmë të lënduarve.
Ndryshe, Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë informacione shtesë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.