Një vetaksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën "Ukshin Hoti" në Prishtinë.
Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, shihet se vetura ka goditur semaforin.
Nga vetaksidenti në fjalë nuk dihet nëse ka të lënduar.
Njëherësh, Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë për të marrë një përgjigjeje zyrtare.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.