Lajmet e fundit

“Vet më the të dua”, është kjo kënga të cilën ka zgjedhur Flori, Klajdi Haruni, Bruno e Mir Vathi për ta kënduar live në studio, në mëngjesin e sotëm, njofton Klan Kosova.
Janë vetë këngëtarët ata të cilët kanë postuar një video në llogaritë e tyre në Instagram, me pak sekuenca duke e kënduar këtë këngë 100% live.
Bashkëpunimi i treshes për këtë këngë e cila është kënduar dhe vazhdon të këndohet nga këngëtarë të shumtë, vjen disa orë pas përfundimit të darkës luksoze e organizuar nga Valdrin Sahiti i cili ka mbledhur femrat më të suksesshme të showbizit shqiptar, ku për muzikën u kujdesën Klajdi Haruni dhe Bruno.
Kujtojmë që Flori Mumajesi që prej dy bashkëpunimeve super të fuqishme me Ledri Vulën, nuk është parë më në ekran, Bruno së fundmi solli bashkëpunimin me Artjola Toskën me të cilën u prezantua në Këngën Magjike, ndërsa Klajdi vazhdon të punojë në projekte të reja të cilat do jenë gati shumë shpejt.
https://www.instagram.com/p/BMxvlu6FhkJ/?taken-by=iamflorimumajesi&hl=en