Është vështirësuar raportimi i gazetarëve në Kuvendin e Kosovës.
Ata duhet të gjejnë kthina në ndërtesën e Kuvendit, për të raportuar për zhvillimet që po ndodhin në Kuvend, njofton Klan Kosova.
Kështu siç kanë bërë gazetari i Klan Kosovës Dibran Istrefi së bashku me kameramanin Arben Restelincën, që po raportojnë për pamjet në Kuvend nga një dritare e cila është hapur për t’u ajrosur salla e Kuvendit.
Aty shihet vetëm kryeministri Ramush Haradinaj, deputeti Bekim Haxhiu dhe disa deputetë të Vetëvendosjes, njofton Klan Kosova.
http://klankosova.tv/gazetaret-largohen-nga-dhoma-e-mediave/
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.