23.05.2019 · përditësuar para 2606 dite2 min lexim
Naomi Campbell, që mbushi 49 vjet dje, i jep më së miri kuptim fjalës ‘super’ në termin ‘supermodele’.
Vajza e kopertinave ka dominuar sfilatat e modës, revistat dhe kampanjat më të njohura në botë qysh prej kur ajo ka debutuar në botën e modës në moshën 15 vjeccare.
Në nder të ikonës së stilit që sot bëhet një vit më e vjetër, po ju sjellim disa prej momenteve më shik dhe veshjeve ikonike të saj.
Campbell gjithmonë e ka pasë një sens të jashtëzakonshëm të stilit, edhe në ditët e para si modele.
Ajo veshi një kostum indian për vallëzim në sfilatën e vjeshtës të markës Christian Dior në vitin 1998.
Naomi Campbell duke u argëtuar bashkë me modelet Linda Evangelista, Polly Mellon dhe Christy Turlington.
Ajo mori pjesë në Met Gala të vitit 1995 si shoqëruesja e Gianni Versace e veshur me nje fustan krejt xixa.
Campbell ishte vazhdimisht e ftuar në sfilatat e markës Versace dhe mike shumë e afërt me disenjatorët. Modelja akoma edhe sot vazhdon ta mbështetë këtë markë të njohur.
Sfilimi i saj për koleksionin e Versaces “Diamonds Are Forever” është shumë ikonik.
Dizenjatorja Donatella Versace vendosi ta rikrijojë këtë moment në vitin 2018 duke e ftuar Campbell të pozojë përkrah Carla Bruni, Claudia Schiffer, Cindy Crawford dhe Helena Christensen.
Gjatë festës së ditëlindjes të 42-të të Grace Jones në vitin 1990.
Pozoi për revistën "Vogue" në vitin 1988.
Në vitin 1997, ajo e ndezi cigaren nga një shandan që po e mbante valltari i flamengos Joaquin Cortes.
Modelja e bëri debutimin e saj në Victoria's Secret Fashion Show në vitin 1996.
Campbell dhe modelja tjetër Kate Moss kanë një miqëi shumë të gjatë – të dyja në të njëjtën kohë kanë pasë një karrierë shumë të suksesshme njëkohësisht.
Kjo ndoshta është fotografia më ikonike e të dyja mikeve. Fotografia është bërë në festën e Elite Model Agency në vitin 1993.
Të dyja kanë shkëlqyer në festën e Versaces në vitin 1999.
Ato janë paraqitur së bashku në sfilatë për herë të parë për ta mbështetur dizajnerin Kim Jones gjatë sfilatës së tij të fundit për veshjet e meshkujve për markën Louis Vuitton.
Campbell bëri gjithashtu një paraqitje në rreshtin e parë për sfilatën e pranverës për vitin 2019 të markës Louis Vuitton për ta mbështetur drejtorin e ri kreativ të shtëpisë së modës, mikun e saj Virgil Abloh.
Ylli i botës së modës ka bërë një kthim që do të mbahet mend në videoklipin e Jay Z “Change Clothes”.
Ajo mori pjesë në dasmën mbretërore të Princeshës Eugenie me një fustan nga Ralph&Russo.
Modelja u rikthye në sfilatën e markës Valentino pas 14 vjetësh, për ta mbyllur sfilatën e pranverës për vitin 2019 – ajo kishte veshur një fustan të zi të tejdukshëm.
Campbell ka marrë pjesë në sfilatën e vjeshtës të Chanel për vitin 2019 e veshur ‘kokë e këmbë’ nga koleksioni Métiers d'Art 2019.
Ajo pranoi çmimin “Ikona e Modës” në vitin 2018 e veshur me Calvin Klein.
Së fundmi, ajo u paraqit në Met Gala me një fustan ngjyrë rozë nga marka Valentino dhe një pelerinë më pupla.
Edhe supermodelet si Naomi Campbell rrëzohen ndonjëherë. Ajo u rrëzua gjatë sfilatës së Vivienne Westwood në vjeshtën e vitit 1993. Kush mund ta fajësojë atë kur ia shohim këto take?
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.