Nëse nuk e dinit që Cardi B ishte shtatzënë, kjo sepse ajo nuk dëshironte që ju ta dinit!
Një nga hilet e saj që përdori ajo gjatë periudhës së shtatëzanisë ishte një trup iluzionar që nga përpara, tregon një bark të tendosur. Sapo të kthehet anash, shfaqet barku i saj shtatzënë.
"Si do ta dinin ata?" ajo bëri shaka në Instagram, ku postoi një TikTok duke treguar iluzionin në veprim.
https://www.instagram.com/iamcardib/?utm_source=ig_embed&ig_rid=078e4cd9-4d30-4364-9f41-52d7088c46cd
Por si funksionon?
"Panelet e errëta poshtë qendrës dhe në anët e kësaj ‘jumpsuit’ krijojnë iluzionin optik të mesit më të hollë", tha stilistja nga New York City, Samantha Brown.
"Paneli i errët në qendër maskon plotësisht fryrjen e shtatzanisë. Pozicionimi i trupit në foto (krahët sipër dhe këmbët e kryqëzuara) gjithashtu ndihmon në zgjatjen e kornizës së saj dhe minimizimin e gjerësisë në mesin e saj."
Cardi zbuloi shtatzëninë e saj në skenën e BET Awards 2021. Për të kjo është hera e dytë që pret një fëmijë me reperin Offset.
Ajo gjithashtu njoftoi lajmin në Instagram me një foto të bustit të saj nudo të mbuluar me bojë të bardhë raporton Today, përcjell klankosova.tv.
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.