Lajmet e fundit

Gjykata e Apelit në Beograd e ka liruar biznesmenin Zvonko Veselinoviq nga Zveçani nga akuza se ma bashkëpunëtorë kishte përvetësuar 32 kamionë pronë e Hippo Alpe Adria leasing.
Sipas kësaj gjykate dëshmitë ndaj tij nuk janë argumentuar, raporton "Danas" përcjellë Klan Kosova.
Ai ishte arrestuar disa herë, në vitin 2004 është arrestuar në Mitrovicë, një vit më vonë e arrestoi UNMIK për vjedhje automobilash, ndërkaq në vitin 2011 ishte arrestuar në Kralevë.
Ai kishte marrë pjesë në djegien e vendkalimit kufitar në Jarinje, një ditë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.