Lajmet e fundit

Kadri Veselit, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, nuk po ia mbushin syrin fjalët e Visar Ymerit liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, thënë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Kur Visar Ymeri foli rreth Rezolutës për vlerat e luftës së UÇK-së që pritet të miratohet në kuvend, ai i pati disa fjalë për të.
“O visar, o dashnor i madh i UÇK-së, që po e do UÇK-në më shumë se unë”, i ka thënë Veseli Ymerit.
Në anën tjetër, para se Veseli ta quante dashnor Ymerin, ai tha se kryekuvendari i ka kërcënuar me jetë deputet.