Lajmet e fundit

Kryekuvendari Kadri Veseli, priti sot në takim anëtarë të Komisionit për Siguri të Bundestagut gjerman, me të cilët bisedoi për zhvillimet në vend, reformat ekonomike dhe ato legjislative që institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë viteve të fundit.
Ai tha se vendet e rajonit duhet të ndjekin perspektivën evropiane, pasi ajo ka rolin e vet në stabilitetin e përgjithshëm në Ballkan.
Kosova, tha kreu u parlamentit mbetet shumë e përkushtuar në këtë agjendë.
Veseli vlerësoi lart partneritetin me Gjermaninë dhe mbështetjen që ajo ka dhënë dhe po i jep për Kosovën.
Ligjvënësit gjermanë shprehën kënaqësinë për përparimet në Kosovë në shumë segmente dhe u interesuan për zhvillimet dhe proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë, transmeton Klan Kosova.