Lajmet e fundit

Kryetaparlamentari, Kadri Veseli, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Hungari me ftesë të homologut të tij, Laszlo Kover.
Gjatë qëndrimit në Budapest, ai do të takojë edhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë, si dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë.
Në këto takime, kreu i parlamentit do të diskutojë për bashkëpunimin bilateral mes Parlamentit të Kosovës dhe atij të Hungarisë, për mundësinë e investimeve hungareze në Kosovë dhe të financimit të disa projekteve të mëdha infrastrukturore në Kosovë.
Temë tjetër e diskutimeve do të jetë edhe integrimet evropiane të Kosovës dhe mbështetja që shteti hungarez i jep Kosovës në anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare, transmeton Klan Kosova..