Lajmet e fundit

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në konventën e tetë të kësaj partie ka thënë se Kosova do ta ketë ushtrinë e saj për tu mbrojtur nga kundërshtarët e jashtëm dhe të brendshëm, njofton Klan Kosova.
"Ushtrinë do ta bëjmë ta mbrojmë Kosovën nga kundërshtarët e jashtëm dhe të brendshëm".
"Kosova është vendi juaj dhe ju duhet të ngriheni furishëm dhe të merrni përgjegjësi për të rinjtë".
"Ëndrrat e juaja janë për të ardhmen e shtetit tonë dhe nuk do lejoj dikush të shkel mbi ëndrrat e juaja", ka thënë Veseli duke iu referuar të rinjëve të vendit.
"Kam parë zemërimin me korrupsionin dhe ju kam dhënë fjalën qytetarëve që do ta luftojmë dhe unë jam në politikë për ta mbajtur fjalën".