Lajmet e fundit

Me rastin e Ditës së Republikës së Maqedonisë, kryekuvendari, Kadri Veseli ka uruar homologun e tij maqedonas, Trajko Veljanoski.
“Pasi që kjo është një datë historike për kombin Tuaj, ju uroj Juve, vendit Tuaj dhe qytetarëve sukses, harmoni dhe mirëqenie. Ju siguroj që Republika e Kosovës, fuqimisht beson që bashkëpunimi midis vendeve tona do të vazhdojë të zhvillohet dhe do të pasurohet me iniciativa të reja për promovimin e demokracisë, paqes dhe mirëqenies për vendet tona”, thuhet ndër të tjera në urimin e Veselit, transmeton Klan Kosova