Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka gjetur kohë, përkundër intensitetit të madhë të zhvillimeve politike në vend, të uroi kampionin e ri të Kosovës në futboll “Trepça’89”, për pjesëmarrjen e tyre vitin e ardhshëm në garat e UEFA-s, njofton Klan Kosova.
I pari i PDK-së ka përgëzuar edhe FC Prishtinë, KF Llapin dhe FK Ferronikelin, në llogarinë e tij në Facebook.
“Urime të përzemërta futbollistëve, shtabit teknik dhe të gjithë ‘Torcida’-s me rastin e licencimit të kampionit të ri të Kosovës në futboll, KF Trepça’89, për pjesëmarrje në garat e UEFA-s”, shkroi Veseli.
“I përgëzoj edhe FC Prishtinën, KF Llapin dhe FK Feronikelin për marrjen e licencës. Suksese!”.
Tekstit në Facebook Veseli ia ka bashkangjitur një fotografi me futbollistët e përfaqësueses së Kosovës – mbase në mungesë të një fotoje me lojtarët e Trepçës’89.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.