Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Kadri Veseli, përmes Facebook-ut i ka uruar ish bashkëpartiakut të tij, Hashim Thaçit, marrjen zyrtare të postit të Presidentit të vendit.
Më poshtë mund ta lexoni urimin e plot të Veselit:
“Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe emrin tim, ua uroj, Sh.T.Z. Hashim Thaçi, marrjen e detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës.
President Thaçi, Ju urojmë suksese në këtë detyrë tejet të rëndësishme, duke ju siguruar përkushtimin e plotë dhe mbështetjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës për realizimin e agjendës në interes të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës.
Zgjedhja Juaj President, do të kontribuojë në thellimin e mëtejmë të partneritetit ndërkombëtar me ShBA-në, Bashkimin evropian si dhe shtetet tjera mike që iu gjenden pranë, në momentet më të vështira qytetarëve të Kosovës, si dhe stabilitetit të brendshëm politik, ekonomik dhe zhvillimeve pozitive në përgjithësi”, ka shkruar Veseli.