Lajmet e fundit

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka vizituar Fushë Kosovën, i cili tha se atje u takua me Fehmi Gashin i cili është përfaqësues i komunitetit rom.
“Gjatë vizitës në Fushë Kosovë takova edhe Fehmi Gashin i cili është përfaqësues i komunitetit rom. Po ashtu komunikova në telefon edhe me Albert Kinollin, kryetarin e Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës. Së bashku folëm për problemet sfidat dhe nevojat që ka ky komunitet”.
“Sot është Dita Ndërkombëtare e Romëve prandaj uroj të gjithë pjesëtarët e komunitetit rom në Kosovë për këtë ditë të shënuar për ta. Kosova është një vend demokratik që garanton standardet më të larta të të drejtave të njeriut e pluralizmit”.
“Komuniteti rom është pjesë e rëndësishme e pasurisë së diversitetit tonë, që meriton mirēnjohje për rolin konstruktiv në shtetndërtimin dhe përparimin e Kosovës. Gjithashtu mendoj që ky komunitet meriton një përkrahje dhe vëmendje më të madhe prej shtetit”, ka shkruar Veseli në rrjetin social Facebook.