Lajmet e fundit

Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nëpërmjet një telegrami, ka uruar Bashkësinë Islame dhe të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë
“Në emrin tim dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të gjithë besimtarëve myslimanë të vendit tonë, ua përcjelli urimet e përzemërta për festën e Bajramit".
"Duke shënuar përfundimin e muajit të madhërishëm të Ramazanit, kjo festë sublimon të gjitha vlerat dhe mesazhet morale të këtij muaji, adhurimin e Zotit të kuptuar si dashuri, mirësi e mirëkuptim mes njëri-tjetrit, si burim të shpresës e solidaritetit me ata që kanë nevojë për mbështetje shpirtërore e materiale, si një mundësi për t’i forcuar edhe më shumë vlerat tona humane. Me fat Bajrami!”, thuhet në urimin e tij, transmeton Klan Kosova