Lajmet e fundit
Kadri Veseli: Me 4 korrik të vitit 1776, bashkë me kombin amerikan, u lindën edhe idealet më të mëdha të botës moderne, si demokracia, liritë e individit dhe të drejtat e njeriut.

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Ditën e Pavarësisë, 4 Korrikun.
Veseli në postimin e tij në Facebook tha se data e pavarësisë së SHBA-ve është datë e karakterit historik për tërë njerëzimin.
“4 korriku është një nga datat më madhështore në historinë politike të njerëzimit”.
“Është e tillë, sepse me 4 korrik të vitit 1776, bashkë me kombin amerikan, u lindën edhe idealet më të mëdha të botës moderne, si demokracia, liritë e individit dhe të drejtat e njeriut”.
Për të parin e parlamentit të Kosovës amerikanët ende vazhdojnë të jenë ruajtës të vlerave demokratike.
“Sot SHBA-të vazhdojnë të jenë një ndër garantuesit kryesor të këtyre idealeve në një botë ku kërcënimet e ideologjive të reja totalitare dhe regjimeve autoritariste janë duke u rritur vazhdimisht”.
“Urime USA”, shkroi Veseli në Facebook.