Lajmet e fundit
Kryeparlamentari, Kadri Veseli, ka udhëtuar për në Shqipëri, ku do të marrë pjesë në Seancën e Dytë Plenare të Asamblesë Parlamentare të SEECP-së, e cila ka filluar punimet sot.

Sot mbahen mbledhjet teknike të tre komisioneve parlamentare të SEEEP-së, të Komisionit të Përhershëm dhe të Grupit të Punës, ndërkaq të shtunën, zhvillon punimet mbledhja e Asamblesë Parlamentare.
Pos pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë, Veseli do të ketë takime bilaterale me kryetarë të parlamenteve pjesëmarrëse, si dhe me homologun e tij shqiptar, Ilir Meta.