Mirësi, paqe, solidaritet e dashuri, uruan krerët e shtetit, për të gjithë qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Këto porosi i bënë kur shkuan në vizitë në selinë e Bashkësisë Islame.
Këtu në mungesë të myftiut, Naim Tërnava, që gjendet në Haxh, mysafirët i priti zëvendësi i tij, Reshat Mexhidi.
Të pranishëm ishin kryeministri, Isa Mustafa, kryeparlamentari, Kadri Veseli, pastaj Visar Ymeri dhe të tjerë nga Vetëvendosje, Ramush Haradinaj i AAK-së e shumë të tjerë.
Ndërsa Veseli, kur u pyet përse asnjë burrështetas nuk iu bashku faljes së namazit të Bajramit, ai tregoi se si politikanët kanë një mënyrë të veçantë të faljes.
Kronikë nga Rejhane Selimi.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.