Lajmet e fundit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka dhënë qëndrimin e tij rreth qëllimeve të tij politike.
Në një status të publikuar në llogarinë e tij në facebook, ai ka paralajmëruar një fillim të ri për ekoniominë kosovare, njofton Klan Kosova.
Duke shtuar se Kosova do të ketë një ekonomi prodhuese e jo konsumuese, Veseli ndau edhe një video për simpatizantët e tij.
''Qëllimet e mia në politikë janë të qarta: Kosova me ekonomi prodhuese, e jo konsumuese. Shikojeni dhe shpërndajeni. #FillimiRi'', ka shkruar lideri i PDK-së në këtë postim, njofton Klan Kosova.