Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, është treguar i ashpër me Bashkimin Evropian rreth çështjes së heqjes së vizave.
Një ditë pas deklaratave skeptike për liberalizimin e vizave nga kancelari i Austrisë Sebastian Kurz, Veseli tha se Austria si shteti që udhëheqë me presidencën e BE-së duhet ta fusë në rend të ditës në muajin dhjetor çështjen e liberalizimit të vizave për kosovarët.
Sipas Veselit, nëse kjo nuk ndodh, “atëherë është racizëm, sepse Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe se tashmë ky proces nuk bën të shndërrohet në çështje politike”.
I pari i Kuvendit ka paralajmëruar edhe vizita të tjera të rëndësishme në Kosovë, si ajo e djeshmja e kancelarit austriak./ Klan Kosova