Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka qëndruar sot në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku u takua me ministrin e FSK-së Rrustem Berisha dhe gjeneralin Rrahman Rama.
Pas takimit ata u prononcuan për media, ku Berisha tha se në takimin me Veselin ata diskutuan rreth të arriturave të FSK-së, dhe transformimin e kësaj force në ushtri.
Në anën tjetër, kryeparlamentari deklaroi se mbështetja e institucioneve të vendit karshi FSK-së nuk do të mungojë.
Sipas Veselit, e ardhmja e FSK-së është në NATO.