Lajmet e fundit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës u rikthyen në sallë pas hedhjes së pesë bombolave të gazit për të votuar ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.
Kryeparlamentari Kadri Veseli e hodhi projektligjin në votim e pikërisht në këtë moment deputetët e Vetëvendosjes sërish hodhën gaz lotsjellës.
Në sallë ishin të pranishëm 90 deputetë, ndërsa monitori që tregon votimin shfaqi vetëm 77 vota "për", ndonëse nuk dihet se a kishin mundësi votimi të gjithë deputetët, kjo për shkak të prezencës së gazit lotsjellës.
Ndonëse tentoi që votimi të përfundojë Veseli u detyrua ta ndërpres seancën për shkak të rrethanave të krijuara në sallë pas hedhjes së gazit.
Seanca u ndërpre sërish, duke shkuar në pauzë për 10 minuta.