Lajmet e fundit

Kadri Veseli u rikujtoi edhe njëherë ndjekësve të tij në rrjetin social Facebook atë që u ka premtuar veteranëve të luftës gjatë takimit të djeshëm.
“Ne mbajmë mbi supe barrën e rëndë të amanetit të bashkëluftëtarëve që na kanë rënë në fushëbeteja, duke ëndërruar një Kosovë të zhvilluar dhe me mundësi të barabarta për të gjithë”.
“Të bashkuar luftuam për t’u çliruar nga pushtuesit dhe të bashkuar duhet ta luftojmë edhe korrupsionin për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën”, ka shkruar Veseli, që njëkohësisht është edhe kandidat i PDK-së për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit.