Lajmet e fundit

''Në Drenicën heroike, me disa bashkëluftëtarë të mi, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës, si subjekt politik i dalë nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do ta përfundojë atë që tashmë unë e kam nisur, pastrimin e listave të veteranëve të UÇK-së.
Nuk e lejojmë askënd të abuzojë me luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lavdia e luftës së trimave tanë do të mbetet e pacenueshme, sepse njëherë e përgjithmonë do ia heqim turpin që padrejtësisht e ka njollosur për shkak të aventurave politike me veteranë të rremë''.