Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Kadri Veseli i cili po qëndron për vizitë në Shqipëri ka takuar kryeopozitarin Lulzim Basha, në Selinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Veseli dhe kryetari i PD-së, Basha, diskutuan për zhvillimet politike në Kosovë e Shqipëri, duke potencuar synimet e përbashkëta euro-integruese të të dyja vendeve.
Kryeparlamentari Veseli shprehu konsideratën e tij për kontributin e PD-së dhe të lidershipit të saj në arritjen e lirisë së Kosovës, si dhe në procesin e shtetkrijimit dhe shtetndërtimit të saj.
Ndërsa Basha, duke çmuar lart rolin e kryeparlamentarit Veseli në zhvillimet politike në Kosovë tha se Partia Demokratike mbështet rrugën integruese të Kosovës dhe do të vazhdoj dhënien e kontributit në të gjitha fushat.
