Lajmet e fundit

Kryekuvendari, Kadri Veseli, takoi sot qytetaren izraelite, të lindur në Kosovë, Stela (Esther) Levi, e mbijetuar e Holokaustit gjatë Luftës së Dytë Botërore, një pjesë e familjes të së cilës ishte viktimë e politikës shfarosëse naziste.
Duke e falenderuar Levi për vizitën e saj në Kosovë pas disa dekadash, Veseli potencoi kontributin e shqiptarëve në mbrojtjen dhe strehimin e komunitetit hebraik në Kosovë.
“Rrëfimi i saj është dëshmi e humanizmit heroik që shqiptarët treguan gjatë Luftës së Dytë Botërore, në mbrojtjen e hebrenjve nga Holokausti”, theksoi Veseli.
ndërkaq, Stela Levi, nga ana e saj, u shpreh e emocionuar për vizitën pas shumë vitesh në vendlindje, ndërsa theksoi peripecitë e saj pas zhdukjes së një pjese të familjes, transmeton Klan Kosova.