Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka takuar ish komandantin e UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa - Remi, i cili para pak ditësh u intervistua në Hagë nga Gjykata Speciale.
Kreu i PDK-së, e ka vlerësuar lart qëndrimin dinjitoz të bashkëluftëtarit të tij.
“Ishte kënaqësi të pres në zyrën time, bashkëluftëtarin dhe mikun tim Remin, pas kthimit të tij nga Haga. Qëndrimi i tij dinjitoz rreth ftesës nga Gjykata Speciale, është edhe një provë më shumë për luftën tonë të drejtë çlirimtare.