Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka pritur sot në takim presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.
Por pas këtij takimi, nuk ka pasur deklarime për media, njofton Klan Kosova.
Në ndërkohë, presidenti slloven pritet që gjatë ditës së sotme t’i adresohet deputetëve në një seancë solemne të Kuvendit të Kosovës.
Pahor një ditë më parë pas takimit që pati me homologun e tij, Hashim Thaçi tha se Kosova duhet ta ratifikojë marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi dhe të zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel.
Storia e përgatitur nga Klan Kosova lidhur me pritjen dhe takimin e djeshëm të presidentit të Sllovenisë me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.
Kreu i shtetit slloven gjatë qëndrimit në Kosovë do të takojë edhe kryeministrin, Ramush Haradinaj. Ashtu si është paralajmëruar, as në këtë takim nuk do të ketë deklarime për media.