Lajmet e fundit

Në Berlin të Gjermanisë ka nisur takimi në mes të kryekuvendarit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetarit të Bundestagut gjerman, Wolfgang Schäuble, njofton Klan Kosova.
Ky i fundit gjatë takimit, i ka thënë Veselit se inistitucioni që ky drejton duhet ta kontrollojë Qeverinë.
Nga ana e tij, shefi i Kuvendit të Kosovës ka falënderuar Gjermaninë për ndihmën e madhe ndaj vendit tonë.
Në Berlin, Veseli do të takohet edhe me presidentin e këtij vendi, Frank-Walter Steinmeier.
Gjatë takimeve me zyrtarë të lartë gjermanë kryekuvendari kosovar do të kërkojë mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe procesin e integrimit evropian në përgjithësi, anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe organizata të tjera ndërkombëtare, si dhe rritjen e investimeve gjermane në Kosovë.
Po ashtu, kreu i Kuvendit të Kosovës do të diskutojë edhe për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit reciprok në të gjitha fushat, për zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë procesin e transformimit të FSK-së në ushtri, njofton Klan Kosova.