Senatori John McCain është takuar me kryekuvendarin Kadri Veseli.
“Jam jashtëzakonisht i kënaqur që kisha mysafir një mik të madh të Kosovës, i cili i është gjendur pranë popullit tonë në çdo kohë. Faleminderit senator John McCain”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook pas takimit me McCain.
McCain gjatë ditës do të nderohet me një seancë solemne nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, ndërsa më vonë do të takohet edhe me kryeministrin Isa Mustafa.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.