Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar me një politikan të rëndësishëm zviceran, me kryetarin e Parlamentit Kantonal të Gjenevës në Zvicër, Jean Marc Guinchard.
Jean Marc Guinchard, ishte në zyrën e Veselit dhe të dy homologët kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve.
“Pata kënaqësinë të pres në takim, kryetarin e Parlamentit Kantonal të Gjenevës në Zvicër, z. Jean Marc Guinchard, me të cilin biseduam për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Është në interes të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës që me shtetin dhe popullin zviceran t‘i thellojmë bashkëpunimet në të gjitha nivelet”, shkruan Veseli në Facebook.