Lajmet e fundit
Kadri Veseli: Gjykatën Speciale nuk do ta ndalim me mosvotim. Nëse nuk e themelojmë vet ajo do të jetë edhe më e dëmshme për vendin. Votimi do të jetë i hapur. Do të ketë transparencë që secili të votojë sipas bindjeve të veta.

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se “themelimi i dhomave të specializuara është tashmë i pashmangshëm”, transmeton Klan Kosova.
“Themelimi i Gjykatës nuk po kërkohet nga Rusia, por nga miqtë tanë ndërkombëtarë”.
“Është kërkesë e partnerëve tanë ndërkombëtarë. Që gjykata të mos themelohet nga OKB, duhet ta dimë se arrestimet nuk do të ndalen dhe se ato vetëm do të shtohen, sanksionet ndaj Kosovës do të shtohen”.
“Jemi të shqetësuar për të ardhmen e Kosovës dhe për atë që na pret”.
“Jemi pranë një vendimi që të shkohet drejtë një procesi që është gjykim i historisë tonë e dikush e quan si njollosje e luftës tonë për liri”.
“Duhet të ndihemi të turpëruar që Kuvendi i Kosovës nuk ka nxjerrë asnjë rezolutë për dënimin e krimeve të luftës që i ka bërë Serbia në Kosovë”.
“Më mirë të ballafaqohemi përmes partnerëve tanë, nuk i fiksohemi ballafaqimit. Votimi do të jetë i hapur”.