Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se sot kemi nisur një kapitull të ri, të historisë së re të Republikës së Kosovës, në përmbushjen e aspiratave tona për integrimin evropian.
Veseli ka thënë se komisioni ynë parlamentar për MSA-në, bashkë me atë të Parlamentit Evropian, sapo kanë nisur punën me një sesion të përbashkët në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
“Rruga jonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, sa vjen e po bëhet realitet i prekshëm”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.