Lajmet e fundit

Kryekuvendari Kadri Veseli, në kuadër të Muajit të shenjtë të Ramazanit, mbrëmë shtroi iftar për nxënësit e Medresesë “Alaudin” në Prishtinë.
Duke iu dëshiruar atyre mirëseardhje Veseli përcolli mesazhin e unitetit dhe të rritjes së respektit ndaj njëri-tjetrin, duke e kthyer besimin ndaj zotit në dashuri midis njerëzve.
“Ramazani është muaji i vlerave të humanizmit, sikurse janë paqja, mirëkuptimi, toleranca dhe solidariteti ndërnjerëzor. Këto vlera nuk i kanë munguar asnjëherë popullit tonë dhe ne sot duhet të angazhohemi të gjithë në forcimin e këtyre vlerave”, theksoi Veseli.
Kreu i Kuvendit potencoi domosdoshmërinë e ruajtjes e të mos cenimit të të ardhmes së vendit nga siç tha çdokush që mund ta pretendojë këtë.
Ndërkaq, drejtori i Medresesë, Bahri Simnica, nga ana e tij, falënderoi kryetarin Veseli për pritjen e organizuar, duke e konsideruar këtë një tregues të rëndësishëm të respektit dhe përkujdesjes institucionale.
Para iftarit, nxënësit vizituan ndërtesën e Kuvendit, transmeton Klan Kosova.