Lajmet e fundit

Kryetari i sapo zgjedhur i PDK-së, Kadri Veseli do ta shpalosë platformën e tij për udhëheqjen e PDK-së.
Këtë ekspoze kryetari i Kuvendit do ta bëjë sot në ora 17:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.
Veseli do t’i tregojë pikat strategjike të programit të tij. Ish-shefi SHIK-ut, merr nën drejtim partinë pasi kryetari i deritanishëm i PDK-së, Hashim Thaçi, ka marr postin e Presidentit të shtetit.
Kryetari i PDK-së ka uruar të gjithë organizatorët dhe pjesëmarrësit e konventës së 7-të të PDK-së.
“Urime të gjithë organizatorëve dhe pjesëmarrësve për mbarëvajtjen e punimeve të ditës së parë të Konventës së 7-të Zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës. Pres me padurim vazhdimin e këtij aktiviteti madhështor nesër pasdite në Pallatin e Sportit. Mirupafshim,” ka shkruar Veseli në Facebook, njofton Klan Kosova.