Lajmet e fundit

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka ndryshuar në momentin e fundit kohën e mbajtjes së seancës gjyqësore ndaj deputetit Albin Kurti për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend vitin e kaluar.
Seanca ishte e paraparë të mbahet ora 09:00 dhe në këtë kohë ishte ftuar për të dëshmuar edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, njofton Klan Kosova.
Veseli kishte shkruar në Gjykatë, pa u njoftuar për shtyrjen e seancës.
“Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, sipas ftesës, ka qenë sot në ora 9:00 në Gjykatën Themelore në Prishtinë për të marrë pjesë në seancën gjyqësore për deputetët që kanë hedhur gaz lotsjellës vitin e kaluar. Ora 09:00 kryetari Veseli është njoftuar se seanca nuk ishte në ora 9:00, por është shtyrë për në ora 10:00", thuhet në njoftimin për media nga zyra e Veselit.
"Për shkak të ndërrimit të kohës së seancës, pa njoftim paraprak, dhe agjendës së planifikuar më herët, në takime dhe aktivitete të tjera ditore, ai e ka të pamundur të merr pjesë në seancë gjyqësore. Kryeparlamentari Veseli ashtu siç ka deklaruar edhe më herët, është i hapur që të bashkëpunoj me sistemin e drejtësisë lidhur më këtë rast që po gjykohet, dhe do t’i përgjigjet ftesës edhe herave të tjera, siç ka bërë edhe sot”.