Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka vizituar familjen e ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Veseli ka thënë se këtë vizitë e ka bërë në ditën e presidentit me 24 maj, njofton Klan Kosova.
I pari i Kuvendit ka shtuar se Ibrahim Rugova ka pasur një rol të pazevendësueshëm në historinë e Kosovës, derisa sipas tij Rugova bashkë me UÇK-në, kanë sjellur lirinë e Kosovës derisa ish presidentin Rugova e ka quajtur president historik.
Veseli që para vizitës në rezidencën e ish presidentit Rugova kishte bërë homazhe pranë varrit të tij është pritur nga tre fëmijët e ish presidentit, Mendimi, Uka dhe Teuta derisa në ëmer te familjes kryetarin Veseli e ka falenderuar Mendim Rugova.